Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka raportuar për protestën kundër keqpërdorimit seksual të 16-vjeçares që është mbajtur sot në Drenas.
Duke raportuar për takimin që Haradinaj ka pasur sot me zyrtarët e policisë dhe ata të drejtësisë lidhur me përdhunimin e adoleshentes, Guardian e ka cilësuar si rast që tronditi Kosovën.
“Adoleshentja besohet se është përdhunuar dy vjet më parë, kur ajo ishte 16-vjeçare. Ajo u keqpërdor nga mësuesi i shkollës së saj në Drenas. Sipas Insajderit, ajo shkoi për ta raportuar rastin në polici dhe u përdhunua vazhdimisht nga hetuesi i rastit të saj”, ka shkruar The Guardian
“Të enjten, policia ka thënë se mësuesi, polici dhe gjinekologu i arrestuar për abortin ilegal të vajzës, janë arrestuar”, raporton gazeta britanike.
The Guardian ka shkruar se rasti i adoleshentes ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë, ku besimi publik në policinë është i madh.
Gazeta britanike ka raportuar edhe për protestën në Prishtinë dhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të mbajtur për keqpërdorimin seksual të adoleshentes.
Kosovans call for justice after alleged rape of teenage girl
-
Sulmohet seksualisht një 11-vjeçare në Drenas
-
Të hënën protestohet sërish: Përdhunimi i 11-vjeçares s’tejkalohet me dy shkarkime
-
UNICEF-i i tronditur dhe brengosur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e shtetases së huaj në Drenas
-
Abuzimi seksual ndaj vajzës nga Drenasi bëhet lajm ndërkombëtar