Prestigjiozja londineze ndërkombëtare “The Economist” i ka kushtuar sot një artikull kryeqytetit shqiptar, Tiranës, duke u ndalur në zhvillimet e fundit.
Artikulli i kushton një rëndësi të veçantë përurimit të pazarit të ri ditën e sotme, punimeve në sheshin “Skënderbeu”, por edhe zhvillimeve politike në vend.
“Modernizimi i vendit të vogël ballkanik, e kapitalit që një herë e një kohë ishte në gjumë, po lëviz. Sot, përurohet pazari i ri i Tiranës, i cili është madhështor”, shkruan “The Economist”.
Ristrukturimi i pazarit të ri të, shkruhet në artikull, është pjesë e një plani të madh rizhvillimi, që po mbikëqyret nga kryetarit i ri i kryeqytetit, Erion Veliaj.
Sheshi qendror “Skënderbeu” është duke u kthyer në një zonë të madhe pedonale dhe punëtorët po angazhohen maksimalisht që të arrijnë ta përfundojnë atë deri në muajin maj.
Bulevardi i ri do të jetë gati në qershor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Edhe
Gazeta më e madhe holandeze: Tirana, më modernja në Ballkan
Artikulli ndalet edhe në zhvillimet politike në vend duke komentuar edhe protestën e opozitës si dhe në bojkotin nga ana e saj të Parlamentit, duke zvarritur kështu sipas “The Economist”reformën në drejtësi.
“Tirana po bëhet një qytet evropian, por politika e vendit mbetet tradicionale si kurrë më parë”, citohet artikulli.