Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar postimet nëpër rrjete sociale për secilin takim që po zhvillon në Samitin e Sofjes.
Ai është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilës ia ka rikonfirmuar angazhimin në përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare.
Në këtë postim Thaçi ka shkruar se vizioni i kancelares gjermane, i shpalosur në Samitin e Sovjes është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi.
“Kancelaren Merkel e falënderova për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i rikonfirmova angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë. Bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor”.
-
Thaçi falënderon Merkelin për përkrahje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi
-
Thaçi: Po të pyetesha unë, Merkelin do ta angazhoja në bisedimet Kosovë-Serbi
-
Thaçi përmend liberalizimin e vizave para takimit me Merkelin
-
Presidenti Thaçi sot takohet me kancelaren Angela Merkel
-
Thaçi në Gjermani, nesër pritet nga kancelarja Merkel