Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi vazhdon betejën për Ushtrinë, fajëson Mustafën për vitin 2014

Nismën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe situatën e krijuar rreth këtij procesi në raport me ndërkombëtarët, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka krahasuar me gjendjen e para shpalljes së pavarësisë, raporton KTV.

Ai ka këmbëngulur se ndërkombëtarët e përkrahin krijimin e Ushtrisë së Kosovës, madje sipas tij, në masën 100 %.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se aspiratën për ushtri e kanë bërë të qartë shumë kohë me parë dhe për këtë kanë marrë përkrahjen nga shtetet aleate të Kosovës.

Situatën e krijuar tani e sheh të përafërt me kohën e shpalljes së pavarësisë dhe beson se krijimi i ushtrisë do t’i ketë mbi 100 vota të deputetëve.

Sipas tij, kjo nismë është në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe legale të Kosovës, madje edhe me thirrjen e administratës së Trampit se shtetet duhet të forcojnë fuqitë mbrojtëse.

Thaçi thotë se ai nuk mund ta bindë Beogradin që t’i bindë serbët e Kosovës, por beson se këtë mund ta bëjë bashkësia ndërkombëtare. Dhe nëse kjo ndodh pak minuta para votimit të ligjit, ai thotë se do të shkohet me atë që ushtria të votohet me ndryshimet kushtetuese.

Roli i FSK-së, sipas tij, është i qartë dhe kjo nuk do të ketë implikim në rolin e KFOR-it, por pavarësisht të gjithave, Ushtria e Kosovës nuk do të bëjë asnjë hap pa koordinimin me NATO-në, qoftë edhe kalimin e saj në territorin e veriut të Kosovës. Nuk harroi ta fajësojë Mustafën për dështimin që FSK-ja të bëhet në 2014-ën, derisa shtoi se ai është politikani më i votuar në dhjetë vjetët e fundit dhe se do të fitonte me shumicë votash nëse zgjedhja e presidentit do të bëhej direkt nga qytetarët.