Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Aleksandar Vuçiqin për detyrën e re si president i Serbisë.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka njoftuar të jenë pajtuar që të vazhdohet dialogu Kosovë – Serbi.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re. Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, thuhet në postimin e Thaçit.
Artikuj të ngjashëm