Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar për lirimin nga burgu të Sami Lushtakut, ish-bashkëluftëtarit të UÇK-së dhe ish-bashkëpartiakut të tij.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se lufta për liri e UCk-së është vlerë thelbësore e shtetit të Kosovës dhe përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë, sipas tij, janë të pakuptimta dhe të padrejta.
“Përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Konfirmimi i pafajësisë së Kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Prandaj, e uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre”.
-
OVL e UÇK-së thërret qytetarët të mblidhen para stacionit të Policisë ku pritet të intervistohet Lushtaku
-
Lushtaku: Fitore e thellë
-
Lushtaku: Që 13 vjet jam i penalizuar dhe i përndjekur nga EULEX-i
-
Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht
-
Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit