Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: UNDP ka kontribuar me projekte të rëndësishme për Kosovën

Prishtinë, 4 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot shefen e re të UNDP-së, Ulrika Richardson-Golinski.

Duke i dëshiruar mirëseardhje shefes së re të UNDP-së në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se UNDP ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës dhe ka kontribuar me projekte të rëndësishme për Kosovën.

Edhe shefja e re e UNDP-së, Ulrika Richardson-Golinski, u shpreh e kënaqur me rolin e UNDP-së në Kosovë dhe u zotua se do të vazhdojë të japë kontributin e tyre.

Presidenti Thaçi theksoi se UNDP do ta ketë gjithmonë mbështetjen e tij.