Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Ukshin Hoti frymëzoi breza

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lartësuar figurën e Ukshin Hotit, duke e quajtur frymëzim të shumë brezave.

Këto komente Thaçi i bëri në 75 vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, fati i të cilit ende nuk dihet, transmeton Koha.net.

“Sot është 75 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, veprimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Me guximin politik dhe intelektual, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për të ngritur zërin e protestës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse nuk dihet fati i tij dhe i mijëra të pagjeturve të tjerë, filozofia politike e Ukshin Hotit është pjesë e historisë moderne të shtetit tonë. Ne s’do të ndalemi asnjëherë së kërkuari bijat dhe bijtë tanë, derisa të dihet fati i tyre dhe të vendoset drejtësia për ta”, ka shkruar Thaçi.

Artikuj të ngjashëm