Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se të dielën do të udhëtojë për një vizitë zyrtare disa ditore në Japoni.
Sipas njoftimit, Thaçi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë. Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një drekë punë pas takimit bilateral”, thuhet në njoftim.
Sipas kumtesës për media, kjo vizitë e Thaçit në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.
Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona.
-
Thaçi takon kryeministrin japonez, shprehen të kënaqur me afrimin mes dy vendeve
-
Thaçi udhëton për Japoni, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito
-
Thaçi thotë se Japonia mbështetë dialogun Kosovë-Serbi
-
Kryetari i Kuvendit japonez vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi do të ketë sukses
-
Thaçi thotë se raportet me Japoninë po thellohen, së shpejti në Prishtinë hapet edhe ambasada