Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi thotë të jetë i kënaqur që Mogherini takon gjithë spektrin politik të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të BE-së, Federica Mogherinin, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi, duke i uruar mirëseardhje përfaqësueses Mogherini, është shprehur se vizita vjen në një moment më të mirë për Kosovën dhe rajonin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi sfida të ndryshme, por prioritete të njëjta”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se është e rëndësishme që BE-ja të mbështesë tërë rajonin në aspiratën e vet për t’u bërë pjesë e saj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e lartë, Mogherini u shpreh e kënaqur me vizitat e saj në rajon.

Presidenti Thaçi ka shprehur kënaqësi që përfaqësuesja e Lartë, Mogherini, do të takojë tërë spektrin politik në Kosovë, që të japë përkrahjen më të gjerë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“BE-ja mbetet aspirata e vetme e Kosovës dhe e tërë rajonit”, u shpreh presidenti Thaçi.