Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi thotë se këtë vit, Kosova definitivisht do të bëhet me ushtri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i bindur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Thotë se javët, e më së largu muajt e ardhshëm, kjo çështje do të diskutohet në Kuvend. Ripërsërit se për këtë çështje nuk do të pritet në pafundësi.

Ai thotë se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka mbetur peng i vetos së disa deputetëve dhe se në të ardhmen një gjë e tillë nuk do të lejohet.

“Thash e tre vite zvarritet ky proces në mënyrë të padrejtë duke mbetur peng e vetos së katër-pesë deputetëve. Askush nuk do të ketë të drejtë dhe nuk do të lejojmë të vë veto për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kjo punë është e kryer”, tha Thaçi për TVSH-në.

Për ndryshimet kushtetuese, Thaçi ka një mesazh.

“Është e pajustifikueshme kushdo që ka folur ashtu sepse ne presim tash e tri vite ne nuk mundemi të presim në pafundësi. Të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet. Nuk mjafton vetëm të qenurit e NATO-s në Kosovë por edhe Kosova të jetë pjesë e NATO-s”, thotë ai.

Edhe Thaçi thotë se deri në fund të vitit Kosova do bëhet me ushtri Arbëri Thaçi thotë se deri në fund të vitit Kosova do bëhet me ushtri

Thotë se ky vit do të jetë viti i ushtrisë së Kosovës.

“Në të ardhmen e afërt ai moment do të vijë, javët dhe muajt e ardhshëm kjo çështje do të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe Kosova definitivisht më 2017 do ta ketë ushtrinë e vetë”, tha Thaçi.