Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Askush s’mund të na ndalojë të formojmë Ushtrinë këtë vit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit.

Ai, në një prononcim për televizionin publik, ka thënë se askush brenda apo jashtë vendit nuk mund ta ndalojë këtë proces.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Forcat e armatosura të Kosovës do të formohen gjatë këtij viti, në një proces të koordinuar me NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Do të jetë një forcë e standardeve të NATO-s. Një forcë multietnike. Do të jetë ushtri e mirëfilltë e një vendi të pavarur dhe sovran. Do të punojmë edhe në kampanjën që kemi filluar për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në këtë ushtri të ardhshme të Kosovës si parakusht për partneritet dhe anëtarësim në NATO dhe theksoj se Forcat e Armatosura të Kosovës do të themelohen gjatë këtij viti dhe askush nuk do të mund ta pengojë qoftë ndonjë faktor brenda apo nga faktorët jashtë Kosovës. Askush nuk e ka të drejtën e vetos. Ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Është vendimi i institucioneve të Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.