Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrjeve institucioneve që të vazhdojnë punën që çështja e të pagjeturve në Kosovë të zbardhet sa më parë.
Ai ka thënë se “Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve na kujton edhe një herë dhimbjen që ndiejnë familjarët, por edhe e tërë shoqëria, nga kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur”.
Thaçi ka shkruar se është në përgjegjësinë e të gjitha institucioneve që të angazhohen në rastin e të pagjeturve.
“Na kujton edhe përgjegjësinë që e kemi të gjithë, edhe institucionet shtetërore, edhe liderët politikë. E tërë shoqëria duhet të angazhohemi sa më shumë që kjo çështje të mbyllet sa më parë”, ka shkruar ai.
“Unë mbetem i përkushtuar dhe në çdo instancë vazhdoj të kërkoj që çështja e të pagjeturve në Kosovë të zbardhet, për secilën familje, dhe kjo plagë të mbyllet. E përkrahi çdo iniciativë, në Kosovë dhe në botë, që synon të fuqizojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që lufton praktikat e abuzimit dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut që rezultojnë me zhdukjen e personave. Të gjithë duhet të gëzojnë të drejtën për drejtësi dhe për të ditur”.
-
Thaçi: Ndërkombëtarët duhet të rrisin trysninë mbi Serbinë për të pagjeturit
-
Thaçi: Ndërkombëtarët duhet të rrisin trysninë mbi Serbinë për të pagjeturit
-
Thaçi premton angazhim personal për zbardhjen e të pagjeturve
-
Thaçi premton angazhim personal për zbardhjen e të pagjeturve
-
Kurti për çështjen e të pagjeturve: Është me rëndësi të hapen arkivat shtetërore të Serbisë