Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve.
Ai thotë se Kosova duhet të mbyllë këtë kapitull të luftës në mënyrë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, transmeton Koha.net.
“Kosova, ndonëse dy dekada më parë ishte tërësisht e shkatërruar, më nuk ka shenja lufte, por ka ende plagë të hapura. Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe. Sot kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”, për t’i kujtuar dhe ngrehur zërin për fatin e tyre. Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, që shoqëria jonë të mund të ndërtojë të ardhme më të mirë. Kurse, institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve”, ka thënë Thaçi.
-
Thaçi: Ndërkombëtarët duhet të rrisin trysninë mbi Serbinë për të pagjeturit
-
Thaçi thërret institucionet që të angazhohen për mbylljen e plagës për të pagjeturit
-
Familjarët kërkojnë seriozitet nga shteti për të gjetur të zhdukurit
-
Thaçi i vendosur: Nuk do të lejojmë që gjenocidi serb të kalojë i pandëshkuar
-
Thaçi: Çdo 27 prill na bashkon për të kujtuar çmimin e lartë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës