Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi takoi në Nju Jork Donald Tuskun

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, ka nisur sot takimet në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Kreu i shtetit, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thaçi diskutoi me presidentin Tusk për rrugëtimin evropian të Kosovës dhe e falënderoi për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim.

Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane.

“Kemi bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete. Është jetike për shtetin tonë dhe mbarë rajonin që BE-ja të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi gjatë takimit.