Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali ka takuar arbëreshët e Shën Benediktit (Itali) me të cilët ka shpalosur kujtimet nga e kaluara dhe të arriturat e komunitetit arbëresh në Kalabri.
“Mbrëmë patëm një takim të përzemërt me arbëreshë të Shën Benediktit dhe një darkë të shtruar nga kryetarja e Shën Benediktit, Amelia Capparelli. Shpalosëm kujtimet nga e kaluara dhe të arriturat e komunitetit arbëresh në Kalabri”, thuhet në postimin e Thaçit përmes rrjetit social, transmeton rtv21.
Thaçi gjatë vizitës në Kalabri do të takojë drejtuesit e Kozencës dhe kryetarët e tjerë të bashkive arbëreshe të Kalabrisë. Gjatë qëndrimit në Kozencë, Thaçi do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë Kishën Arbëreshe dhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë.