Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare te arbëreshët në Kalabri të Italisë.
Në rajonin e Kalabrisë, Thaçi do të takojë Prefektin e Kozencës, Gianfranco Tomao, Presidentin e Provincës së Kozencës, Franco Iacucci, Kryetarin e Bashkisë së Kozencës, Mario Occhiuto dhe kryetarët e tjerë të Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë, transmeton koha.net.
Gjatë qëndrimit në Kozencë, ai do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë edhe Kishën Arbëreshe dhe do ta vizitojë edhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë.
Thaçi do ta takojë edhe Ipeshkvin e Dioqezës Arbëreshe të Ungrës, Imzot Donato Oliverio.
Në fshatin arbëresh të Shën Sofisë (Santa Sofia d'Epiro), Thaçi do ta takojë edhe komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, Gianfranco Ceramella.
Gjatë qëndrimit në këtë provincë të Kozencës, në Kolegjin Arbëresh të Shën Adrianit, presidenti Thaçi do të takojë edhe Kryetarin e Bashkisë së Shën Mitrit, Salvatore Lamirata, Drejtoreshën e Liceut, Concetta Smeriglio, si dhe përfaqësuesit e Shoqatave Kulturore Arbëreshe “FAA” dhe “UNIARB”, bashkë me kryetarët e fondacioneve e do të zhvillojë edhe aktivitete të tjera.
-
Thaçi takohet me arbëreshët e Shën Benediktit në Itali
-
Thaçi: Arbëreshët model unik i qëndresës, ende e ruajnë identitetin e tyre
-
Vizitat nga vendi i origjinës i kontribuojnë ruajtjes së identitetit arbëresh
-
Osmani takon kryetarin e rajonit të Kalabrisë, diskutojnë edhe për bashkëpunim në bujqësi
-
Osmani do të nderohet në Kalabri me çmimin “Gjergj Kastrioti”