Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Sylaj ka dhënë kontribut për idealin e Kosovës

Nën patronatin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi sot në Prishtinë është mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Gani Sylaj.

Me këtë rast, u tha se Gani Sylaj është njëri ndër veprimtarët që ka punuar për idealin e Kosovës.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi duke përmendur veprimtarinë e Gani Sylajt tha se ai në çdo fazë të veprimtarisë së tij i ka bashkuar njerëzit dhe ka kontribuar për idealin e Kosovën.

“Ganiu ishte njeriu i lëvizjes kombëtare që mendonte sa për Prishtinën, aq për Preshevën, Shkupin, Ulqinin mendonte për bashkim kombëtar. Ganiu ishte prej të parëve që e ndihmoi edhe komandantin Adem Jasharin”, tha presidenti.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se e gjithë komuna që ai drejton dhe të gjithë qytetarët janë krenar për veprimtarinë e Ganiut.

Njëri prej veprimtarëve, Mehmet Hajrizi shprehu gjithë kontributin për Kosovën të veprimtarit Gani Sylaj, ku tha se ai do të kujtohet ndër breza. Përfaqësuesi i të burgosurve politik, Hydajet Hyseni tha se kontributi dhe sakrifica e Ganiu ka qenë shumë e rëndësishëm për Kosovën. Ndërkaq në emër të familjes të pranishmit i ka falënderuar djali i të ndjerit Atdhe Sylaj.

Edhe Homazhe në nderim të veprimtarit Gani Sylaj Arbëri Homazhe në nderim të veprimtarit Gani Sylaj

Gani Sylaj ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 67 vjeçare.

Ai do të varroset në orën 19:00 në fshatin e tij të lindjes në Kishnarekë./KosovaPress/