Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Gani Sylaj janë duke mbajtur homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë për të nderuar veprën e tij.
Në mesin e shumë qytetarëve që kishin ardhur për të nderuar veprën e Sylajt, u panë zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ministra të Qeverisë së Kosovës dhe deputetë të partive të ndryshme, raporton ksp.
Pas mbajtjes së homazheve, nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, do të mbahet dhe një akademi përkujtimore.