Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin për Evropë dhe Amerikë të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe rajon.
Thaçi, sipas njoftimit nga presidenca, ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe, për njohjen e Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Pavarësia e Kosovës mban edhe vulën e madhe të Londrës”, u shpreh Thaçi.
Ndërsa, Ministri për Evropë dhe Amerikë i Britanisë së Madhe, Alan Duncan, u shpreh se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për rajonin, pavarësisht marrëdhënies së Londrës me Brukselin.
“Dëshirojmë rajon që jeton në paqe e stabilitet”, ka thënë Duncan.
Thaçi në këtë takim tha se Kosova është promovuese e paqes dhe dialogut në rajon, si dhe punon për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë, përfshirë edhe Serbinë.
-
Duncan: Britania mbështet përpjekjet për paqe dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës
-
Roli i Britanisë, kyç për stabilitetin e Ballkanit edhe pas Brexitit
-
Britania, në proces të daljes nga BE, i premton ndihmë Kosovës për anëtarësim
-
Cameron: Siguria në Ballkan – interes direkt kombëtar i Britanisë së Madhe
-
Pompeo pret Thaçin, diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi