Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi shfrytëzon dialogun për t’u faktorizuar

Presidenti Hashim Thaçi është duke e vendosur dialogun me Serbinë në shërbim të interesave të veta, kanë thënë njohës të rrethanave politike.

Thaçi ka zhvilluar të hënën një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në praninë e përfaqësueses së lart të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas asaj që ka thënë Thaçi, qëllimi i takimit është shkëmbimi i ideve fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet dialogu në fazën e re dhe objektivat që synojnë t'i arrijnë në kuadër të “procesit të normalizimit”.

Por analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se ky takim është “imponim” i Thaçit për të qenë adresa kryesore në dialog me Serbinë.

“Hashim Thaçi po imponohet për të qenë adresa kryesore e dialogut të Brukselit, pavarësisht faktit se çështjet që janë diskutuar deri më tash e që pritet të diskutohen në Bruksel janë në kompetenca të ministrive, Qeverisë, e jo të presidentit. Po ashtu, Thaçit nuk i ka dhënë askush mandat që të dialogojë në Bruksel. Në këtë rast, Kuvendi nuk e ka thënë fjalën e vet”, ka thënë Mushkolaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.