Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar një takim me gazetarët për të folur edhe rreth Gjykatës Speciale, e peticionit të fundit nga shoqatat e veteranëve të UÇK-së.
Thaçi ka thënë se nuk është ai iniciator i Speciales, e as që ka ndryshuar qëndrim rreth saj.
“Unë nuk jam ideator i Gjykatës Speciale por është Dick Marty. Unë mbaj barrën e angazhimit si bartës i institucioneve. Kam deklaruar edhe atëherë se është padrejtësi historike”, ka thënë Thaçi.
Kur ka folur për peticionin ka thënë se “ky nuk është peticioni i parë që i është drejtuar Kuvendit të Kosovës. Ka pasur edhe peticione të tjera. Qëndrimi im mbetet i njëjtë”, ka thënë Thaçi.
Në këtë takim, Thaçi ka thënë se mediat kanë qenë dhe do të mbeten faktor kyç i zhvillimit të demokracisë.
“Mund të them se edhe 2017 ka qenë vit i suksesit për Kosovën dhe i ballafaqimeve jo të lehta. Por ky vit mund të konsiderohet vit i thellimit të reformave. Përmbyllëm dy palë zgjedhje të suksesshme të lira e demokratike”, ka thënë Thaçi.
-
Hashim Thaçi: Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd
-
E panevojshme dhe pa efekt konsiderohet kërkesa e Thaçit për Specialen
-
Thaçi i bindur në pafajësi: Procesi në vazhdën e akuzave e shpifjeve mbi UÇK-në
-
Dita 3: Thaçi mbërrin në Gjykatën Speciale për vazhdim të intervistimit
-
Thaçi: Vendimi për krijimin e Speciales, strategjikisht i drejtë