Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se shpreson se në ditët e ardhshme do të marrin lajme shumë të mira nga Bashkimi Evropian (BE) sa i përket liberalizimit të vizave.
Ai në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve AA ka theksuar se në momentin kur do të vinë këto vlerësime pozitive, do të hapet, sipas tij, mundësia që edhe institucionet e tjera, si Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, t’i konfirmojnë të arriturat e Kosovës.
“Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, Hashim Thaçi këtë intervistë e ka bërë gjatë vizitës në Turqi, ku po merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë në të gjitha sferat”
Në pyetjen se a do të vazhdojë mbështetja e Kosovës ndaj Turqisë pas operacionit të kundrejt anëtarëve të organizatës terroriste FETO në Kosovë nga ana e Agjecisë Turke të Inteligjencës (MIT), presidenti Thaçi tha: “Nuk kam çka t'i shtoj më tepër asaj që kam deklaruar edhe më herët. Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin në të gjitha sferat e jetës institucionale, të sigurisë, të mbrojtjes, ekonomisë edhe në rrafshin diplomatik, por para së gjithash perspektivës atlantike”.
Edhe
Thaçi: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi ndikojnë në stabilitetin e rajonit e të BE-së
Thaçi më tutje tha se ka hapësirë për të bërë më tepër në marrëdhëniet bilaterale ekonomike, duke shtuar se në kuadër të vizitës së tij në Turqi ka ftuar investitorët në Kosovë.
Në lidhje me lajmet në mediat e Kosovës që shënjestrojnë investimet e Turqisë dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), presidenti i Kosovës Thaçi u shpreh:
“Opinionet e lira të njerëzve unë i vlerësoj dhe në të njëjtën kohë kushtojmë rëndësi që të zhvillohet debati për çështje të caktuara. Andaj, në Kosovë zhvillohet debat për të gjitha çështjet që mendoj se janë me interes të zhvillohen. Tash mundësia e rrjeteve sociale, portaleve, mediumeve të tjera është e jashtëzakonshme, e hapjes së mundësive për shprehjen e opinioneve të njerëzve të ndryshëm, me ose pa kompetencë. Por relacioni Kosovë-Turqi qëndron mbi opinionet ditore të këtij apo atij mediumi. Por duhet të mësohemi me këtë ambient, edhe unë jam një nga ata që akuzohem nga mediat, sulmohem nga mediat. Për këtë e ka demokracia”.
-
Thaçi nuk pranon “shpërblimin” e liberalizimit të vizave me heqje të taksës e formim të asociacionit
-
Thaçi thotë se nuk krijojmë Republikë Serbe në shkëmbim për liberalizim të vizave
-
Thaçi, “i dëshpëruar për mos liberalizimin e vizave”
-
Thaçi deklarohet pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Mogherinin