Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka njoftuar se nesër do të presë kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarët e partive shiqptare parlamentare në Kosovë, për siç ka thënë ai, konsultim dhe koordinim për çështjet e interesit shtetëror.
Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentit njoftohet se takimet do të jenë të ndara, ndërkaq në takimin e parë nga ora 10:30 ai ka ftuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Pas tij, Thaçi ka ftuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryeministrin dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti, kryetarin e Nisma-s Fatmir Limaj dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Kryeministri, Albin Kurti, e ka ftuar dy herë presidentin Hashim Thaçi për t’u bashkërenduar rreth veprimeve të politikës së jashtme.
Njëherë e kishte ftuar më 13 shkurt e pastaj edhe më 3 mars, mirëpo Thaçi nuk i është përgjigjur asnjërës ftesë të shefit të Qeverisë.
-
Kurti takon Hamzën për çështjen e presidentit, nesër do ta takojë Abdixhikun
-
Vetëm Krasniqi sot takon Kurtin, dy tema të diskutimit
-
Kurti planifikon takimin me liderët opozitarë, jo të gjithë i shkojnë
-
Kurti fton në takim liderët e opozitës, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen
-
Kurti fton liderët e opozitës për “bashkërendim për çështje me interes të Kosovës”