Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të këtij institucioni të drejtësisë.
“Sot takova Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të institucionit që mbron kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës. Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejme në mandatin e ri”, ka shkruar Thaçi, përcjell KosovaPress.
Presidenti ka shtuar se Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shteti.
Mandatin e dytë, Rama-Hajrizi do ta fillojë më 26 qershor 2018, kur edhe përfundon mandati i saj i parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Caktohet seanca konstituive, partitë përballen me afatin për presidentin
-
Haxhiu të premten do ta caktojë datën e seancës konstituive
-
Haxhiu: Seancën konstituive do ta thërras brenda afatit kushtetues
-
Partive s’iu ngutet për presidentin
-
Komisioni interviston kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese