Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vënë në funksion lobues amerikanë për të realizuar një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.
Sipas një dokumenti të Departamentit të Drejtësisë, Brian Billard nga Ballard Partners, është takuar me 20 prill në Mar-A-Lago me presidentin Trump të cilit ia ka bartur kërkesën e Ambasadores së Kosovës në Washington, për realizimin e një takimi me presidentin Hashim Thaçi, raporton KTV.
“Kjo ishte një pjesë e shkurtër e një takimit të shkurtër, por ligji na e kërkon që ta bëjmë publike”, ka thënë Ballard në një intervistë.
Johnny DeStefano, këshilltar i lartë i Trumpit dhe Keith Kellogg, këshilltar i zv/presidentit Mike Pence, ishin prezentë në takim. Nuk është e qartë nëse Trump e ka pranuar kërkesën e Thaçit, Brian Billard ka raporte personale me presidentin Trump, dhe pas fitores së republikanit, i ka bartur zyret e tij në Washington.
Kompania e tij përveç Kosovës, lobon në SHBA edhe në emër të qeverive të Azerbejxhanit, Republikës Domenikane, Katarit dhe Turqisë.
-
Thaçi paguan mbi gjysmë milioni euro për një takim me Trumpin
-
Në vitet 2018-2019, Kosova shënoi rekord për kontrata lobimi me kompani amerikane
-
Thaçi niset për në Washington
-
Thaçi e falënderon Trumpin, pret përfundimin e shpejtë të dialogut me njohje reciproke
-
O’Brian: Trump i gatshëm të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi