Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se për dallim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë.
Ai këtë koment e ka thënë pas vendimit të Komisionit të Venecias që të pritet përgjigja e Gjykatës Kushtetuese rreth krijimit apo jo të Qeverisë Hoti.
Komisioni i Venecias i përgjigjet Kurtit: Vendoset të pritet vendimi i Kushtetueses
“Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa e njëjta çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë. Në të njëjtën kohë, shpreh disponueshmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për çështje të tjera që janë në kompetencën e tyre”, ka shkruar Thaçi.
Tutje ai ka shkruar se respektimi i vendimeve dhe autoritetit të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë.
-
Kushtetueses i mbërrijnë “argumentet” favorizuese për Thaçin
-
Kushtetuesja në rolin e avokatit të Presidentit
-
Komisioni i Venecias i përgjigjet Kurtit: Vendoset të pritet vendimi i Kushtetueses
-
Kurti kërkon opinion nga Komisioni i Venecias për kompetencat e Thaçit për propozimin e mandatarit
-
Hasani: Komisioni i Venecias rekomandoi të kundërtën e asaj çfarë kërkoi pushteti për Vetting