Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Opozita në Kanada ka qëndrimin unik ndaj Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon takimet në Kanada. Ai sot është takuar me liderin e opozitës kanadeze, Andrew Scheer.

Thaçi ka thënë se opozita në Kanada ka pasur gjithmonë qëndrimin unik ndaj Kosovës.

“Edhe opozita në Kanada ka pasur gjithmonë qëndrim unik ndaj Kosovës. Me liderin e opozitës kanadeze, Andreë Scheer, biseduam për ecjen përpara të Kosovës në një dekadë shtet. Kanadaja është model i ndërtimit, promovimit dhe ruajtjes së vlerave, si diversiteti, dialogu dhe paqja e qëndrueshme" ka shkruar Thaçi në Facebook.