Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar edhe një herë se nuk do të ketë asnjë Asociacion, ashtu siç pretendon Serbia, e as dialog të kushtëzuar.
Pas kthimit nga Samiti i Berlinit ai ka treguar edhe njëherë se çfarë u prezantua në këtë Samit.
Presidenti ka përsëritur se nuk do të lejojnë kushtëzim të dialogut, ndërsa ka kritikuar rolin e faktorit ndërkombëtar, sepse sipas tij këta të fundit nuk kanë treguar unitet dhe përkrahje unike në përkrahje për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
“Kushtëzimi i dialogut nuk mund të ndodh nga asnjëra anë. Ka një situatë tepër paradoksale, BE ka hequr vizat për Bosnjën ndërsa jo për Kosovën. Realiteti i sotëm dëshmon që kriteri i fundit që është thënë për liberalizim ka qenë një mashtrim e asgjë më tepër”, tha Thaçi, transmeton ksp.
Ai prapë tha se vendosja e taksës ka qenë një vendim i domosdoshëm dhe legjitim, dhe si i tillë duhet të mbetet në fuqi.
Edhe
Thaçi në konferencë, a e harroi mos formimin e AKS-së
Ndërsa tha se kanë pasur qëndrime të qarta për taksën në këtë samit. Ai i quajti injorantë të padijshëm ata që janë kundër demarkimit të kufijve dhe që përmendin një gjë të tillë.
Presidenti Thaçi, në fund, e quajti guxim të lartë qytetar, rrëfimin e Vasfije Krasniqi-Goodman në Kongresin Amerikan, gjatë ditës së djeshme.
-
Thaçi nuk pranon “shpërblimin” e liberalizimit të vizave me heqje të taksës e formim të asociacionit
-
Thaçi tash thotë se nuk e krijon Asociacionin
-
Thaçi thotë se nuk krijojmë Republikë Serbe në shkëmbim për liberalizim të vizave
-
Sipas Thaçit, ka mesazhe që taksa rrezikon të kushtëzojë procesin e liberalizimit