Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi ngushëllon familjen Binishi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen Binishi për vdekjen e Visar Binishit, transmeton Koha.net.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Visar Binishit, një mik dhe punëtor i madh. Ai kishte trashëguar të gjitha virtytet e babait, Rizait, kirurgut që shëroi ushtarët e UÇK-së gjatë luftës. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Binishi”, ka shkruar Thaçi.