Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është për një vizitë në SHBA, përmes Facebookut ka njoftuar sot për aktivitetet që ai do t’i zhvillojë nesër në këtë shtet, transmeton Koha.net.
Ky është postimi i Thaçit:
“Është hera e parë në histori të këtij agjencioni qeveritar amerikan që marrëveshja po nënshkruhet në ndërtesën e kongresit, në prani të liderëve demokratë e repulikanë.
Është fjala për investime të menjëhershme në fushat, si energjia efiçente dhe lufta kundër korrupsionit.
Falënderoj lidershipin e MCC-së, kongresmenin Engel, stafin e USAID-it, si dhe ekipin kosovar të udhëhequr nga Petrit Selimi për punën e madhe që kanë bërë ashtu që këto investime të aprovohen në afat rekord”.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi: Miqësia e madhe që ka Kosova me SHBA-në do të qëndroj e fortë
-
Thaçi në Washington për marrëveshjen që i sjell Kosovës 49 milionë dollarë
-
Kurti për marrëveshjen me MCC-në: Sukses i përbashkët
-
Nis ceremonia e firmosjes së marrëveshjes mbi 200 milionëdollarëshe: Kosovë – MCC
-
Kurti thërret diasporën që të investojë në Kosovë