Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në debatin e organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sigurisë, ka thënë se ndërkombëtarët e përkrahin 100 për qind krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Thaçi ka thënë se për krijimin e Ushtrisë është në një situatë të ngjashme me atë të shpalljes së Pavarësisë dhe sipas tij, krijimi i Ushtrisë do t’i ketë mbi 100 vota në Kuvendin e Kosovës.
“Nisma është në përputhje me kërkesat kushtetues dhe legale të Kosovës. Aspiratën për ushtri e kemi bërë të qartë shumë kohë më parë dhe kemi marrë përkrahjen nga shtetet aleate të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
“Transformimin e bën të nevojshme edhe zhvillimet në rajon, ngurrimi i BE-së për zgjerim për Ballkanin Perëndimor ka bërë që të lëkundet stabiliteti në rajon. Pavarësisht që kemi nisur procesin e normalizimit, Serbia nuk është pro paqes, por është burim i nacionalizmit dhe kërcënim për gjithë rajonin”, ka shtuar Thaçi, i cili thotë se nuk mund të bind serbët e Kosovës që të votojnë për Ushtrinë, por sipas tij këtë mund ta bëjnë ndërkombëtarët.
“Unë nuk mund ta bind Beogradin që t’i bind serbët e Kosovës, por bashkësia ndërkombëtare ndoshta mund ta bëjë këtë”, ka thënë veç të tjerash Thaçi në këtë debat.
-
Thaçi para nisjes në New York flet për Ushtrinë dhe rezolutën për dialogun
-
Thaçi: Ushtria do të ketë aleancë me NATO-n
-
E pranon Thaçi, s’po mund e rikthejmë mbështetjen për ushtrinë
-
Thaçi arsyeton iniciativën e dështuar për ta bërë ushtrinë me ligj e jo me kushtetutë
-
Thaçi thotë se deri në fund të vitit Kosova do bëhet me ushtri