Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Mundësia për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është e vogël

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencë për media sot ka deklaruar se mundësia që të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë është e vogël.

Ai ka insistuar se për marrëveshjen eventuale me Serbinë fjalën e fundit do ta kishte Parlamenti i Kosovës.

“Përkundër keqinterpretimeve, keqkuptimeve të qëllimshme apo të paqëllmshme, skenarëve të mundshme e të pamundshme unë e shoh pozitiv debatin. Ne bashkërisht ndoshta do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje në fund të këtij procesi. Parlamenti do ta ketë fjalën përfundimrare”, është shprehur Thaçi, raporton KTV.

Ai ka theksuar se, “procesi i dialogut me Serbinë dhe mundësia e arritjes së një marrëveshje përfundimtare janë shumë të vogla. Dua të theksoj se dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor, arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Prandaj të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces dhe në debat publik duhet ta dinë se marëveshjet arrihen vetëm përmes dialogut dhe assesi me luftë”.

Thaçi ka shtuar se beson në aftësinë e liderëve të partive politike. Ai ka thënë se koha nuk është në favor të Kosovës dhe gabojnë ata që thonë se Kosovës nuk duhet t’i ngutet.

Edhe Thaçi: Dialogu s’ka alternativë Arbëri Thaçi: Dialogu s’ka alternativë

“Takimi i radhës do të mbahet në shtator dhe dinamika do të rritet. Secila palë, qoftë Kosova apo Serbia që për çfarëdo arsye refuzon dialogun do të ballafaqohet me pasoja në integrime. Ka ardhur koha që ne të fuqizojmë zërin dhe vullnetin në rolin e vendimmarrjes të qytetarëve tanë. Kemi mbushur 10 vjet shtet e jemi ndër shtetet e pakta që nuk kemi arritur ta miratojmë legjislacionin e nuk e kemi të drejtën për referendum. Në kuadër të këtij qëllimi po konsultohem që të bëjmë të mundur që zëri i qytetarëve të shprehet përmes referendumit”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se egoja personale ka bërë që në shumë çështje Kosova të vonohet, si në themelimin e ushtrisë dhe demarkacionin me Malin e Zi.