Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë dhe ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial te varrezat e martirëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Thaçi ka thënë se jemi tubuar sot në 20 vjetorin e masakrës prej më të mëdhave në Kosovë, që ka ndodhur këtu në Studime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kaluan 20 vite dhimbje edhe lot. 20 vite pritje, por në të njëjtën kohë force dhe krenarie. 20 vite të përpjekjeve tona për konsolidimin e lirisë dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Por, përsëri kjo dhimbje është e patejkalueshme”, ka thënë ai.
Kreu i vendit ka thënë se Serbia me këto masakra ka vulosur gjenocidin në Kosovë.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës, besoj së shpejti siç është propozuar nga kryetari Veseli, do të nxjerrë një rezolutë që e dënon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë. Jo vetëm që e dënon, por në të njëjtën kohë do të kërkojmë që drejtësia të vihet në vendin e duhur”, ka shtuar ai.
I pari i Kosovës, gjithashtu ka shprehur falënderimin e tij për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mikun e madh të kombit kongresmenin Eliot Engel, që dha mundësinë të prezantohet gjithë ajo masakër , vuajtje, dhimbje dhe gjenocidi i Serbisë.
“Nga ky vend sot përsëri dëshirojmë të falënderojmë Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun e madh të kombit tonë, kongresmenin Eliot Engel, që dha mundësinë të prezantohet gjithë ajo masakër, vuajtje, dhimbje dhe gjenocidi i Serbisë i kryer në Kosovë, dhe ato diskutime të dhjetëra kongresmenëve ishin unike. Mosndëshkimi i gjenocidit serb në Kosovë është një selektim në drejtësi, por edhe amnisti ndërkombëtare për gjenocidin e kryer në Kosovë”, ka theksuar ai.
Thaçi ka thënë se si institucione do të bëjmë gjithçka që është e mundur, por sipas tij, gjithçka që mund të bëjmë në raport me Serbinë është të bëjmë në partneritet të ngushtë edhe me SHBA-të dhe me të tjerët, por para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.