Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi merr pjesë në Samitin e Frankofonisë në Armeni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Jerevan të Armenisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë, që mbahet më 11 dhe 12 tetor 2018, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Ndër temat më me rëndësi për Kosovën, që do të diskutohen në këtë samit, do të jetë edhe avancimi i statusit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë, nga vëzhgues në anëtar të asociuar.

Gjatë qëndrimit në Armeni, Thaçi do të takohet edhe me liderë të vendeve frankofone, që do të jenë pjesëmarrës në këtë samit.

Artikuj të ngjashëm