Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, për të biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Presidenca në njoftimin e vet thotë se ky dialog do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve.
Në takim, sipas njoftimit, krerët e shtetit u pajtuan që dialogu është interes nacional i Kosovës dhe që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik në vend.
Presidenca njofton se krerët e shtetit u morën vesh edhe për hapat e ardhshëm për draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, ka njoftuar presidenca.
-
Thaçi vijon edhe sot takimet me liderët e partive politike
-
Në takimin e liderëve, Veseli tha se nuk do të flitet me Serbinë për sovranitetin e Kosovës
-
Haradinaj flet për raportet me Thaçin e Veselin
-
Sërish takohen liderët, platforma e Dialogut pritet të votohet në mesditë
-
Veseli fton krerët e shtetit për Dialogun