Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar operacionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, i cili, sipas tij, rriti vetëbesimin e luftëtarëve të lirisë.
“Në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dëshmoi se ishte përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Për operacionin i cili theu kufirin mes Kosovës e Shqipërisë, presidenti theksoi se ai hapi një kapitull të ri dhe shumë të rëndësishëm të fitoreve.
“Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë”, ka shkruar ai.
Sot shënohet përvjetori i 18-të i thyerjes së kufirit nga forcat e UÇK-së dhe i përleshjeve frontale me forcat serbe.
-
Haradinaj: Beteja e Koshares një moment vendimtar në luftën e UÇK-së
-
Thaçi: Kërcënimeve të Serbisë do t’iu përgjigjemi me pushkë
-
Krejt çka ndodhi sot në Koshare, në përkujtimin e 18 vjetorit të betejës që theu kufirin
-
Thaçi: Luftën e UÇK-së dhe të Haradinajt nuk do ta mposhtë asnjë shpifje
-
Thyerja e kufirit ndërshqiptar i dha tjetër epilog luftës