Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi kujton Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka kujtuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliu.

“Para 28 vjetësh, pas një rezistence heroike, në emër të lirisë ranë dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu”, ka shkruar Thaçi.

“Ata ishin model i pashoq i atdhedashurisë, i trimërisë dhe i vetëmohimit për lirinë e popullit tonë. Ne, bashkëveprimtarët e tyre, kështu do t’i kujtojmë përgjithmonë”, ka shkruar ai.