Zëdhënësi I AUV-it, Lamir Thaçi ka thënë se krahas mbikëqyrjes së masave për COVID-19, nuk kanë lënë anash as kontrollin e ushqimit.
Ai ka thënë se kontrollet në kufi kanë qenë shumë të rrepta.
Thaçi në emisionin “Sot” ka thënë se gjatë gjithë kohës, kontrolli ushqimor ka vazhduar, duke shtuar se në fillim të pandemisë ka pasur shtim të personave që kanë dashur të blejnë miell e pastaj është rregulluar.
“Vitin e kaluar nuk ka pasur raste të mëdha sa i përket helmimeve. Ne po punojmë çdo ditë në çdo cep të Kosovës. Ne i kemi të gjithë inspektorët e kualifikuar. Në mesin e inspektorëve është një numër i madh që janë me shkollim të lartë. Helmimet ndodhin në gjithë botën pavarësisht kontrollit shtetëror që ndodh”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kanë pasur dy-tri raste të helmimeve dhe ne kemi marrë veprimet e nevojshme.
Thaçi ka thënë se nuk është vetëm autoriteti që duhet të marrë përgjegjësi por janë edhe qytetarët edhe bizneset.