Gjatë seancës plenare të së martës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Këtë lajm e ka mirëpritur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Me një shkrim në Facebook, Thaçi ka thënë se do të forcohet edhe më tutje sundimi i ligjit në Kosovë.
“Aprovimi i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale nga Kuvendi, do të forcojë edhe më tutje sundimin e ligjit në Kosovë”.
“Me këtë Projektligj, Kosova po përmbush standardet dhe vlerat evropiane, duke ndihmuar përshpejtimin e rrugës sonë të pakthyeshme në BE”, është shkrimi i Thaçit.
Artikuj të ngjashëm