Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësimin në BE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në takimin e gjashtë të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, që është zhvilluar në New York.

Thaçi ka shprehur zotimin se Kosova mbetet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin e Kosovës ne BE. Në të njëjtën kohë Presidenti ka shprehur haptazi pakënaqësitë e tij me izolimin dhe mungesën e perspektivës së qartë për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Thaçi theksoi se Kosova megjithatë mbetet e përkushtuar për t’i jetësuar objektivat në rrugëtimin e saj evropian.

Ai ka rikujtuar se çdo vonesë në integrimin e rajonit në BE, mund te sjellë pasiguri në rajon.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, mbrëmë kam marrë pjesë në takimin e gjashtë të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Shpreha pakënaqësitë time me izolimin dhe mungesën e perspektivës së qartë për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Qytetarët e Kosovës më së shumti po e ndjejnë këtë izolim, duke qenë të vetmit në Evropë që u mohohet e drejta e lëvizjes pa viza.

Megjithëkëtë, Kosova mbetet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin në BE.

Artikuj të ngjashëm