Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefin ekzekutiv të ‘International Development Finance Corporation’, Adam Boehler, me të cilin ka biseduar për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja.
Siç njofton kumtesa presidenciale, Thaçi ka thënë se Kosova është e përcaktuar kah e ardhmja, prandaj, citohet ai, “edhe po punon për ta mbyllur kapitullin e të kaluarës, duke u angazhuar për një marrëveshje finale të paqes me Serbinë”.
“Duke mbyllur kapitullin e luftës, ne bëjmë të mundur kthimin kah e ardhmja, kah zhvillimi ekonomik, kah investimet, kah prosperiteti”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka shtuar se Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha investimi, që presin të shfrytëzohen.
“International Development Finance Corporation (DFC) është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane që ofron financim për projektet zhvillimore”, thuhet në njoftimin e presidencës.
-
Kosova në pritje të investimeve amerikane, me bazë në Marrëveshjen e Washingtonit
-
Hoti: Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka arritur Marrëveshje për investimet e DFC-së
-
Boehler vlerëson se marrëveshjet përshpejtojnë nisjen e investimeve në Kosovë e Serbi
-
Zyrtarë të lartë të DFC-së vazhduan vizitën në Kosovë
-
Hoti flet me DFC-në për implementimin e projekteve nga marrëveshja e Washingtonit