Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi “kopjon” veten me fjalim në Komisionin për Pajtim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbi 2 javë më parë pati mbledhur ministra e zyrtarë tjerë shtetërorë, por edhe zyrtarë nga përfaqësitë e huaja diplomatike në Kosovë, për të njoftuar për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.

Në atë takim, Thaçi kishte mbajtur një fjalim për të arsyetuar “idenë” e tij për themelimin e këtij komisioni, i cili synon pajtimin mes dy popujve, shqiptar dhe serb, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, veç tjerash, Thaçi aty pati folur se si “tmerret e luftës dhe dhimbja jonë për humbjet e shkaktuara, për më të dashurit tanë që janë vrarë apo janë zhdukur, nuk janë zhdukur”.

Mirëpo, si duket, 16 ditë më pas Presidenti “ka harruar” se çfarë ka folur në fillim të muajit të kaluar. Kjo pasi, në takimin e sotëm të këtij Komisioni, Thaçi i ka përsëritur më shumë se 50% të fjalive që i kishte thënë në takimin e parë.

Duke filluar nga fjalia, “Megjithatë, tmerret e luftës dhe dhimbja jonë për humbjet e shkaktuara, për më të dashurit tanë që janë vrarë apo janë zhdukur, nuk janë zhdukur”, për të vazhduar me fjalinë tjetër “Ende ka hendek në mes komuniteteve dhe ky hendek ende mund të na mbajë në thellësi të urrejtjeve dhe armiqësive të shkaktuara nga lufta”, Thaçi ka bërë përsëritje të fjalëve 100% në raport me takimin e parë.

Tutje, ai në takimin e 13 shkurtit të këtij viti pati thënë; “Dhimbja e shkaktuar nga lufta ende rëndon në zemrat dhe mendjet e secilit kosovar. Ndasitë dhe frika që ka shkaktuar lufta ende janë gjallë. Armiqësitë që ka shkaktuar lufta, ende janë gjallë. Gjuha dhe fjalorët që kanë shkaktuar këto armiqësi, që kanë shkaktuar luftën, ende dominojnë diskursin tonë shoqëror. Shoqëria kosovare dhe Ballkani në tërësi ende është peng i këtyre narrativëve të vjetër. Është shumë e dhimbshme të shohësh që sot, edhe gjeneratat që kanë lindur pas lufte, e shikojnë palën tjetër, i shikojnë moshatarët e komunitetit tjetër, si armiq dhe si rrezik. E jo si fqinj, si bashkëqytetarë. Shoqëria kosovare nuk mund të ndërtojë të ardhme më të mirë nëse mbetet peng i së kaluarës”, raporton Koha.net.

Të njëjta fjali, pas asnjë pikë apo presje mangu, Thaçi i ka përsëritur edhe në takimin e sotëm.

Më poshtë, Koha.net ju sjell fjalimin e tij të 13 shkurtit (me ngjyrë të kuqe janë fjalitë e përsëritura), sikurse edhe audio-incizimin nga takimi i sotëm në Komisionin për të Vërtetën dhe për Pajtim.


Thaçi “kopjon” veten me fjalim në Komisionin... by kohanet