Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se një koordinim maksimal i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mund të rezultojë me sukses për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.
Këto komente Thaçi, i bëri në Tiranë, ku ka dekoruar shumë personalitete të cilat kanë dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se storia e Kosovës është storie e suksesit të plotë vendor dhe ndërkombëtar, pasi është njohur nga 116 shtete dhe anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare
“Shteti i Kosovës ka partnerët dhe mbështetësit e vet, ka miqtë e vet por ka edhe oponentët në rrugëtimin euro-atlantil, një gjë është e sigurt, Kosova e ka të ardhmen e saj në NATO në Bashkimin Evropian, po ecë me hapa të ngadalta por dhe të sigurt“, tha Thaçi.
Kurse, i pyetur për Samitin i Parisit, ai tha se e vlerëson iniciativën franko-gjermane.
“Dialogu duhet të zhvillohet i pa kushtëzuar, duhet të zhvillohet në suaza të barabarta si dy vende të pavarura dhe sovrane. Unë vlerësoj iniciativën franko-gjermane në të njëjtën kohë jam jashtëzakonisht inkurajuar edhe me mbështetjen e plotë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj një koordinim maksimal i Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve do të mund të rezultojë me sukses për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke”, tha ai.
Edhe
Thaçi pret marrëveshje “në një të ardhme të afërt”
Thaçi është pyetur edhe për zhvillimet në Shqipëri.
“Unë nuk jam këtu për të dhënë vlerësime për zhvillimet e brendshme në Shqipërinë, e dua Shqipërinë, i gjithë kombi e donë Shqipërinë stabile, unike, respektim të institucioneve, të Kushtetutës, ligjeve, të demokracisë, të pluralizmit, ndërsa i mbetet vet popullit të vlerësojnë zhvillimet”, tha ai.
Thaçi është pyetur edhe për deklaratat e ish kryeministrit, Sali Berisha, i cili e ka quajtur argat të Shqipërisë. Për këtë Thaçi tha se në Shqipëri ka fushatë elektorale , prandaj është e pa moralshme që të inkorporohet në këto debatet e brendshme./KsP.
-
Thaçi: E kemi përkrahjen e plotë të presidentit Trump – ta shfrytëzojmë momentumin
-
Thaçi: Me marrëveshjen, Kosova njihet nga Serbia dhe pesë vendet e BE-së
-
Thaçi thotë se veç Washingtoni mund të sjellë njohjen reciproke Kosovë – Serbi
-
Thaçi: Kosova është gati për dialogun me Serbinë, duhet të lëvizim shpejt në këtë drejtim