Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi kërkon mbështetjen e Japonisë në ekonomi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin parlamentar të punëve të jashtme të Japonisë, Manabu Horii, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Presidenti e falënderoi zëvendësministrin Horii për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë, por edhe për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit për njohjen dhe për mbështetjen që na keni dhënë gjatë kësaj periudhe”, wshtw shprehur Thaçi.

“Thaçi ka thënë se marrëdhëniet shumë të mira bilaterale duhet t’i shtrijmë edhe në fushën e ekonomisë. Ai ka kërkuar më shumë investitorë japonezë në Kosovë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net

Nga ana tjetër zëvendësministri Horii ka siguruar presidentin se Japonia do të jetë një mbështetëse e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm