Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Kemi mungesë të theksuar të inspektorëve në sektorë të ndryshëm

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, është ankuar për mungesë të inspektorëve në nivelin qendror.

Ai në emisionin “Sot” ka thënë se transferimi i inspektorëve komunalë në AUV nuk i ka plotësuar nevojat për inspektorë.

Sipas tij, ata po e kryejnë punën e njëjtë në komunat e njëjta dhe se ende ka mungesë të inspektorëve në nivelin qendror.

Ai ka thënë se ka mungesë të theksuar të inspektorëve në sektorë të ndryshëm.

“Kontrolli ushqimor është fushë që duhet mbikëqyrur në vazhdimësi. Sa herë që produktet nuk i kanë plotësuar kushtet e tregut, fillimisht malli është larguar nga tregu e pastaj është asgjësuar. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me doganat, ku me ta punohet bashkërisht. Edhe shkencërisht është e përcaktuar se produktet e mishit dhe qumështit kanë më shumë kritere ruajtëse. Ka qenë një rast për një produkt që ne e importojmë. Ne kemi vepruar në të njëjtën linjë me vendet ku ka qenë i pranishëm ky produkt. Ne pas verifikimit, i kemi lajmëruar qytetarët se produkti ka qenë i gatshëm për konsumim dhe malli që nuk ka qenë u dyshuar është rikthyer në treg”, ka thënë ai.

Sipas tij, qëllimi i tërheqjes së produkteve të dyshimta nga tregu është se nuk guxohet të rrezikohet konsumatori.

Edhe Thaçi: AUV-i tash e 10 vjet kërkon shtim të inspektorëve Arbëri Thaçi: AUV-i tash e 10 vjet kërkon shtim të inspektorëve

Thaçi ka thënë se të gjitha dyshimet që paraqiten merren masa.

Ai ka thënë se edhe për fotografitë të cilat kanë qarkulluar në internet e që paraqitnin brejtës nëpër markete, janë marrë masa dhe është shqiptuar gjobë ndaj operatorit.