Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi informohet për progresin rreth transformimit të FSK-së në FAK

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Pas vizitës së suksesshme të Zëvendës-ndihmës Sekretares së Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe Ministrit të Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, me të cilët presidenti Thaçi bisedoi ditë më parë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai sot u informua nga gjenerallejtënant Rrahman Rama edhe për progresin e bërë muajve të fundit rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thaçi vlerësoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është shembull i përfaqësimit shumetnik.

“FSK-ja ka arritur të bëhet një forcë profesionale, me standarde të NATO-s, e cila është shembull i përfaqësimit gjinor dhe etnik. Transformimi i saj në Forca të Armatosura të Kosovës është në të mirën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve dhe mbi të gjitha, në të mirën e shtetit tonë të përbashkët”, u shpreh ai Thaçi.

Ndërsa, gjenerallejtënant Rrahman Rama theksoi se Forca e Sigurisë është e përgatitur dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi shtesë.

Në takimin e presidentit Thaçi me komandantin e FSK-së u vlerësuan edhe mesazhet e dhëna nga Zëvendës-ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe nga Ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, të cilët kishin shprehur përkushtimin e tyre për të krijuar një platformë të qëndrueshme, duke theksuar se çelësi i suksesit në transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura është bashkëpunimi dhe partneriteti me NATO-n.