Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi i kërkon Kurtit të mos tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së

Për analistin e ish-drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, dorëheqjet e njëpasnjëshme nga pozitat e larta brendapartiake të funksionarëve të lartë të LVV-së duket qartë se janë të sinkronizuara dhe kanë për qëllim ta detyrojnë Albin Kurtin të tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së, në emër të ruajtjes së unitetit të LVV-së.

“Ata që besojnë dhe bëjnë thirrje që Albini duhet të tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së për hir të ruajtjes së unitetit të LVV-së, e kanë një huqje të madhe. Të tillët po kërkojnë të sakrifikohet një parim dhe e drejtë themeltare e demokracisë, siç është e drejta për t'u zgjedhur, vetëm e vetëm për hir të ruajtjes së unitetit të partisë”, ka thënë Thaçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Thaçit, të tillët duhet ta dinë se ta bësh kurban demokracinë për hir të interesit të partisë, kjo e shndërron partinë si qëllim në vetvete.

“E në momentin që LVV e shndërron veten si qëllim në vetvete, atëherë nuk i duhet më gjë Kosovës, parti të tilla kemi mjaft në Kosovë. Prandaj Albini nuk mund dhe nuk bën të tërhiqet nga gara për kryetar të LVV-së”.