Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Drejtoresha për Evropën Kontinentale në ministrinë për Punë të Jashtme të Francës, Florence Mangin, që të vazhdojë përkrahja e Francës për Kosovën, me theks për anëtarësim në Interpol dhe liberalizim vizash.
Në një njoftim nga presidenca, theksohet se Mangin është shprehur që Franca e mbështetë rrugën euroatlantike të Kosovës.
Thaçi e Mangin kanë biseduar edhe për Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris më 11 nëntor. Thaçi konfirmoi se do të jetë në Paris në në komemoracionet për veteranët dhe viktimat e Luftës së Parë Botërore, por edhe për të shënuar inaugurimin dhe edicionin e parë të Forumit të Paqes, iniciativë kjo e presidentit Macron.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti Thaçi sonte në darkën që e shtron Macroni, do të flasë për liberalizimin e vizave
-
Mbështetja e Francës është e një rëndësie të veçantë për Kosovën, thotë Haradinaj
-
Veseli i kërkon Francës mbështetje për viza dhe anëtarësim në Interpol
-
Macron i konfirmon Thaçit mbështetjen për Kosovën në rrugën euroatlantike
-
Osmani në Francë: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare