Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që do të mbahet pasditen e sotme.
Siç njofton kumtesa, Thaçi shprehu mirënjohje për këmbënguljen e Kroacisë që të mbahet Samiti i Zagrebit edhe në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
“Jemi mirënjohës që keni insistuar që samiti të mbahet edhe në këto kushte dhe që po mbani Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e BE-së”, u shpreh presidenti Thaçi, njofton kumtesa nga presidenca.
Tutje, citohet Thaçi të ketë thënë se “Kosova dhe Kroacia janë partnerë strategjikë në rajon dhe në perspektivën evropiane”.
Kroacia është kryesuese e radhës e BE-së në gjysmën e parë të këtij viti dhe e ka prioritet të kryesimit të saj afrimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.
-
Thaçi: Në Samitin e Zagrebit kërkova urgjentisht nga BE-ja liberalizimin
-
Thaçi takohet me Plenkoviqin: Kosova pret që gjatë Presidencës kroate në BE të merret vendimi për liberalizim
-
Kurti takon Plenkoviqin, diskutojnë raportet Kosovë-Kroaci
-
Tahiri dhe Haradinaj-Stublla takohen me kryeministrin kroat Plenkoviq
-
BE-ja insiston në vazhdimin e dialogut, por paralajmëron “reduktime të përkohshme” të kontakteve me Thaçin